Shopping Cart

S’ka produkte në shportë.

Si Mund Tju Ndihmojmë

Pyetje Para Se Të Blini

Aurafy është një parfumeri niche në Tiranë, e krijuar nga pasioni për aromat unike dhe cilësore. Ne ofrojmë një koleksion të kuruar markash ekskluzive, të përzgjedhura për veçantinë, cilësinë dhe emocionin që përcjellin, për t’ju ndihmuar të gjeni parfumin që ju përfaqëson

Ne fokusohemi në parfume niche, të krijuara me përbërës cilësorë, prodhim më të kufizuar dhe aroma unike që nuk gjenden zakonisht në parfumet komerciale.

Aurafy sjell në Tiranë marka niche të përzgjedhura me kujdes, duke ofruar një eksperiencë më personale dhe ekskluzive të parfumerisë.

Parfumet niche krijohen nga shtëpi parfumesh që fokusohen te arti i parfumerisë dhe jo te prodhimi masiv.

Po, të gjitha parfumet në Aurafy janë 100% origjinale dhe vijnë nga distributorë të autorizuar.

Po. Shumica e parfumeve niche janë unisex, por kemi edhe aroma që anojnë më shumë drejt preferencave mashkullore ose femërore.

Aktualisht ofrojmë:
•Xerjoff
•Ephemeral
•Montale
•New Notes
•Bon Parfumeur
•Room 1015
•Jeroboam

Po, jemi vazhdimisht në kërkim të markave dhe aromave të reja për të pasuruar koleksionin tonë.

Kjo mund të ndryshojë sipas sezonit, por stafi ynë mund t’ju sugjerojë parfumet më të preferuara nga klientët.

Po, nëse është aroma juaj e preferuar mund ta përdorni gjatë gjithë vitit. Megjithatë, shumë njerëz zgjedhin aroma më të freskëta për verën dhe aroma më të ngrohta e intensive për dimrin.

Kohëzgjatja ndryshon sipas aromës dhe lëkurës së secilit person, por shumica kanë performancë shumë të mirë në krahasim me parfumet komerciale.

Nëse kërkoni cilësi, origjinalitet dhe një aromë që ju dallon, parfumet niche janë një zgjedhje e shkëlqyer.

Notat e para zgjasin vetëm pak minuta. Aroma e vërtetë fillon të shfaqet pasi parfumi vendoset në lëkurë.

Stafi ynë mund t’ju ndihmojë të gjeni aromën ideale bazuar në preferencat, stilin dhe rastin për të cilin do ta përdorni.

Kimia e lëkurës, temperatura e trupit dhe ambienti ndikojnë në mënyrën se si zhvillohet aroma.

Po, çdo blerje në Aurafy shoqërohet me faturë sipas legjislacionit në fuqi.

Po, ju mirëpresim në dyqan për të provuar aromat.

Po, për disa produkte ofrojmë mostra sipas disponueshmërisë.

Për shumicën e parfumeve niche mjaftojnë 2–4 spërkatje. Për shkak të përqendrimit të lartë, ato zakonisht kanë performancë më të fortë se parfumet tradicionale.

Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë, larg dritës direkte të diellit, nxehtësisë dhe lagështirës. Për rezultate optimale, mbajeni në kutinë e tij origjinale kur nuk përdoret.

Po, mund të porosisni direkt përmes website-it tonë.

Zakonisht 1–2 ditë pune, në varësi të destinacionit.

Pagesë në dorëzim dhe metoda e pageses me karte.

Na kontaktoni dhe do t’ju rekomandojmë aroma bazuar në parfumet që përdorni aktualisht

Për rezultate më të mira, aplikoni parfumin në pikat e pulsit si qafa, kyçet e duarve dhe pas veshëve. Vendoseni mbi lëkurë të hidratuar, menjëherë pas dushit, dhe shmangni fërkimin e zonës pas aplikimit. Ruajtja e parfumit larg dritës dhe nxehtësisë ndihmon gjithashtu në ruajtjen e cilësisë së tij.

Këto terma tregojnë përqendrimin e vajrave aromatikë në parfum. Eau de Toilette (EDT) është më i lehtë dhe freskues, Eau de Parfum (EDP) ka intensitet dhe qëndrueshmëri më të lartë, ndërsa Extrait de Parfum ka përqendrimin më të lartë dhe zakonisht zgjat më gjatë në lëkurë.?

Blini gjithmonë nga shitës të autorizuar dhe të besueshëm. Kontrolloni cilësinë e paketimit, kodet e produktit dhe detajet e shishes. Parfumet origjinale kanë përfundime cilësore, ndërsa falsifikimet shpesh shfaqin gabime në paketim, printim ose aromë. Në Aurafy, të gjitha parfumet janë 100% origjinale.